.
Published On: Sat, Mar 1st, 2014

Ndërpritet projekti për mësimdhënësit me “Caritas”-in

Share This
Tags

mimoza-zyreNjë projekt i përbashkët i komunës së Gjakovës, qeverisë së kaluar dhe Karitasit të Kosovës, për punësimin sezonal të mësimdhënësve në Gjakovë, do të përmbyllet para afatit. Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e komunës Mimoza Kusari–Lila. Ndërprerja e këtij projekti, i cili sipas kryetares është bërë për qëllime elektorale, po ndërpritet në mungesë të mjeteve financiare dhe në mungesë së përkrahjes së Karitasit, si partner i këtij projekti:

“Ne fatkeqësisht duhet ta mbyllim këtë projekt pasi kemi kryer obligimet tona ndaj atyre që kanë qenë të angazhuar. Unë kam thënë për Radio Gjakovën që do mundohem të mbaj 25, por nuk ka pasur mjete shtesë nga ‘Caritas’-i dhe gjithë mesimdhënësit kanë pasur marrëveshje me këtë organizatë dhe ne kemi kërkuar nga këta të fundit që të shtojnë mjetet për t’i paguar të angazhuarit në këtë projekt deri në qershor, por ata kanë thënë që nuk kanë mjete ndërsa edhe Komuna nuk ka mundësi pasi ju e dini gjendjen si është”, u shpreh Kusari-Lila.

Sipas saj, një pjesë të konsiderueshme të fajit për këtë dështim e ka edhe “Caritas”-i i Kosovës, pasi ata duhet të sqarojnë se pse janë futur në këtë aventurë elektorale.

“Mendoj se është momenti i duhur që ‘Caritas’-i të dalë dhe të jap një sqarim publik mbi atë se si kanë hyrë në këtë marrëveshje  sepse ata na kanë thënë se kanë menduar që do japin konributin e tyre përmes mënyrave tjea dhe jo asaj financiare duke qenë në kundërshtim edhe me vetë marrëveshjen që është nënshkruar”, u shpreh kryetarja e Gjakovës.

Kusari–Lila ka premtuar se komuna do të angazhohet për të gjetur forma tjera për ta zbutur papunësinë e banorëve të komunës së Gjakovës, por projektet e ardhshme do të jenë të sinqerta e jo projekte mashtruese./radiogjakova/