.
Published On: Wed, Feb 26th, 2014

Ndërtimi i kompleksit memorial në Koshare, qytetarët ankohen

Share This
Tags

koshare-memorialGjakovë- Kanë vazhduar punimet për ndërtimin e kompleksit memorial në Koshare, pikërisht në vendin ku deri me tani kanë qenë varrezat e dëshmorëve të betejës së Koshares. Ka disa ditë që nga ai vend janë zhvarrosur të gjithë trupat e dëshmorëve, të cilët janë dërguar në një vend të sigurt, deri në rregullimin përfundimtar të varrezave të reja dhe bashkë me to edhe të kompleksit memorial.

Ndonëse një vend me rëndësi të madhe historike, projekti për kompleksin memorial në Koshare ka filluar pa ndonjë konsultim apo pa ndonjë dëgjim publik. Përderisa zyrtarët përkatës komunal thonë se vendi po ndërtohet ashtu siç e meriton, njerëz tjerë po ankohen se jo gjithçka është në rregull me këto punime.

Disa qytetarë janë ankuar se kompleksi është duke ju nënshtruar një betonizimi të tepruar, gjë që po ja humb karakterin dhe bukurinë kësaj pjese. Ndërkohë, punët nuk janë mirë as me rrugën që të shpije në Koshare, konkretisht në varrezat e dëshmorëve. Rruga e nisur tash e 10 vjet, tashmë është shembur në disa vende, duke u bërë kështu e pakalueshme të paktën në një pikë të saj./radiogjakova/