.
Published On: Fri, Oct 4th, 2013

“Ndërtimi i Urave”, tryezë e EVSB-së

Share This
Tags

Gjakova Dimri_517Gjakovë- Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësisë (EVSB) në Gjakovë në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin Amerikan të Drejtësisë organizoi tryezën e rrumbullakët me titull “Ndërtimi i Urave”,  të  hartuar për të forcuar marrëdhëniet midis bashkësisë së Gjakovës dhe Institucioneve të Kosovës, përfshirë këtu edhe Policinë e Kosovës, pastaj zyrtarët e qeverisë lokale e qendrore dhe gjykatave.

Këtë takim e ka hapur, Bedri Cahani, koordinator i Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi në Gjakovë, ndërkohë që në fjalën e tij kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj ka veçuar rëndësinë që komunitetit t` ju ofrohet mundësia për të adresuar çështjet që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme.

Në anën tjetër Trëndëlina Duraku, zyrtare e lartë për Strategjinë Kundër Trafikimit me qenie njerëzore, krahas fushatës vetëdijsuese, ka veçuar edhe ndëshkimet ligjore që janë pjesë e kësaj tragjedie.

Pjesë e këtij debati kanë qenë edhe  Idriz Hatashi nga drejtoria Rajonale për Hetimin e Trafikimit me qenie njerëzore, pastaj komandanti i Stacionit të Policisë në  Gjakovë, Krist Gjokaj si dhe njerëzit udhëheqës të drejtorive të ndryshme komunale  të ndërlidhura me këtë çështje,  të cilët kanë debatuar për  gjetjen e rrugëve për të adresuar çështjet preokupuese të komunitetit përkatësisht  për të gjetur zgjidhjet e mundshme./radiogjakova/