.
Published On: Mon, Sep 4th, 2017

Ndihma edhe për 180 familje në nevojë

Share This
Tags

Në kuadër të përpjekjeve për të siguruar sa më shumë ndihma për nder të festës së Kurban Bajramit, të hënën nga organizata “Kryqi i Kuq” dega në Gjakovë, janë ndihmuar 180 familje skamnore nga komuna e Gjakovës.

Me rastin e kësaj mbështetjeje humanitare, si ka bërë të ditur sekretarja, Fllanza Bakija-Lama, bëhet fjalë për ndihma të dhuruara nga organizata turke “Gjysmë Hëna e Kuqe”.

Familjet e përzgjedhura morën ndihma në pako ushqimore si dhe mish./radiogjakova/