.
Published On: Sat, Mar 18th, 2017

Në dramën ‘Martir’ shkëlqejnë aktorët e brezit më të ri

Share This
Tags

Teatri i qytetit në Gjakovë mbrëmë e ka hapur sezonin tetaror për këtë vit me dramën “Martir” të autorit gjerman Marius von Mayenburg, me regji të Fatos Berishes. Para shfaqjes spkektatorët dhe aktorët me një minutë duatrokitje kanë nderuar ikonën e skenës shqiptare Hadi Shehu që u nda nga jeta ditë më parë. Drama ‘Martir’ flet për jetën e një adoleshenti që përqafon fundamentalizmin religjioz, duke krijuar një turbulencë në shoqërinë rreth tij. Drama me cinizëm thumbon fobinë ndaj radikalizmit fetar në botën perëndimore dhe në mënyrë groteske shpalosë frikën universale nga ‘të tjerët’”.

E tërë shfaqja dhe publiku ishin vendosur në skenë që krijoj një ndjenjë tjetër më atraktive kur publiku dhe aktorët qëndronin pranën njeri tjetrit. Intepretimi i gjithë aktorëve u duatrokit ndërkohë që shkëlqyen në vecanti aktorët e brezit më të ri që ndoshta për herë të parë u prezantuan me trupën e artistëve të shquar e me përvojë të Teatrit të Gjakovës dhe publikut gjakovar. Ka shkëlqyer Besfort Berberi në rolin kryesor të Benjanimit sikurse edhe Vlera Pylla, Arbies Komoni e Yllka Lota. Aktorët tashmë të dëshmuar: Edmond Hafizademi, Bujar Ahmeti, Muradije Muriqi, Ylber Mehmeti, Myrvete Kurtishi dhe Ahmet Bakija ishin mbështetje e fuqishme e aktorëve të rinjë duke e bërë një shfaqje komplete dhe të suksesshme. Skenografinë e ka përgatitur Petrit Bakalli ndërkaq kostumet Elida Shasivari-Dula.