.
Published On: Sat, Mar 7th, 2015

Në Gjakovë kujtohet Aleksandër Moisiu

Share This
Tags

aleksander_moisiu_Me rastin e 80-vjetorit të vdekjes, në Gjakovë u kujtua legjenda e artit skenik dhe më i madhi aktor shqiptar në botë, Aleksandër Moisiu . Aktori i shquar Sulejamn Lokaj ka interpretuar pjesë nga shfaqja e Teatrit Popullor të Gjakovës, luajtur para 30 vitesh, “Aleksandri në unazën e Inflandit”, ndërkohë që Edi Kastrati ka folë për figurën hitorike të Moisiut.

Bujar Ahmeti dhe Vlera Pylla kanë interpretuar vargje që i janë kushtuar këtij gjiganti të skenës evropiane, i cili lindi më 2 prill të vitit 1879 në Kavajë te Shqipërisë dhe vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Në moshën 19 vjeçare ai shkon në Vjenë, ku iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet me role të vogla në Burg-theatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin.

Në 80-vjetorin e vdekjes së Aleksandër Moisiut, u prezantua edhe libri në shtegtim të kulturës “Tok me Moisiun” të autorit Isak Guta si dhe u shfaq premiera e filmit dokumentar “Sipari i pavarësisë” në regji të Dibran Fyllit./radiogjakova/