Në Gjakovë – protestë në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoni

Ashtu si në shumë qendra tjera shqiptare, edhe në Gjakovë, të premtën, do të protestohet në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët tash e sa ditë po përballen me padrejtësi të ndryshme nga shteti maqedonas. Protesta mbahet në orën 20 e 30 minuta, në afërsi të Fakultetit të Edukimit në Gjakovë, ndërsa organizohet nën moton “Shkupi, jemi me ty, në mbështetje të vëllezërve tanë”.
Sipas njërit prej organizatorëve, organizimi i kësaj proteste ka ardhur në mënyrë spontane nga një grup të rinjsh, në mesin e tyre edhe shumë tifozë të klubit futbollistik “Vëllaznimi”, të cilët duke parë zhvillimet e fundit, kanë vendosur që të solidarizohen me shqiptarët në Maqedoni.
Prandaj, organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët, që me pjesëmarrjen e tyre në protestën që mbahet sonte në orën 20 e 30 minuta, të solidarizohen me shqiptaret të cilat po ballafaqohen me padrejtësitë dhe vuajtjet në Maqedoni.










