.
Published On: Sat, Nov 30th, 2013

Në shkollen “Mazllum Këpuska” më rehat

Share This
Tags

kelmend-rizvanolliiGjakovë- Pas bartjes së një pjese të nxënësve në objektin e ri të shkollës “Kelmend Rizvanolli”, në shkollën “Mazllum Këpuska” duket se gjendja i është kthyer normalitetit aq shumë të kërkuar.

Nga puna në tre deri në katër ndërrime dhe me orar të çrregulluar, tashmë në këtë shkollë po punohet në një ndërrim, në kushte normale dhe mjaft komode për nxënësit e mbetur aty. Këtë e konfirmojnë edhe në drejtorinë e shkollës, në të cilën thonë se nxënësit janë më komod dhe me mundësi për angazhim më të madh.

Ndryshe, për shkak të numrit të madh të nxënësve e numrit të vogël të klasave, deri me tani në këtë shkollë, procesi mësimor është zhvilluar me vështirësi të shumta. E përpos nxënësve të shkollës “Mazllum Këpuska”, edhe ata në objektin e ri “Kelmend Rizvanolli” e kanë gjetur rehatinë gjatë procesit mësimor, rehati e cila u kishte munguar në kohën sa kanë qenë pjesë e shkollës së vjetër./radiogjakova/