Nënkryetari Hoti ka pritur themeluesin e shoqatës “Miqtë e Amerikës”
Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, sot ka pritur Agim Rexhepin, themeluesin e shoqatës “Miqtë e Amerikës” me seli në Prishtinë. Për objektivat, punën dhe aktivitetet që kjo shoqatë bën në përgjithësi në Kosovë, nënkryetari Ramadan Hoti ka shprehur falënderimet e tija, të cilat bëjnë që përmes kësaj shoqate të bëhet edhe prezantimi dhe shprehja e mirënjohjes institucionale të shtetit tonë ndaj miqve dhe mbështetësve tanë, siç janë SHBA dhe shtetet evropiane. Ndërkohë, nga Rexhepi janë dhënë informata për punën e shoqatës, kontaktet dhe takimet që ka me personalitetet e SHBA-ve, që nga ish presidenti Klinton e të tjerë, e poashtu edhe me personalitete tjera ndikuese politike në këtë shtet, porse edhe vendet e Evropës perëndimore. Njiherit, kreu i shoqatës “Miqtë e Amerikës” ka potencuar edhe aktivitetin dhe bashkëpunimin që ka me Komunat e Kosovës, e në kuadër të saj, është hedhur edhe ideja e shikimit të mundësive që në perspektivë edhe në Gjakovë të organizohet aktiviteti “Qyteti falënderon shtetin”, ku është potencuar që Gjakova një falënderim dhe një organizim të tillë t’ia dedikojë shtetit mik dhe kontributdhënës, Italisë.