.
Published On: Wed, Feb 22nd, 2017

Nënkryetari, Hoti, në Bazel të Zvicres për tu njohur me përvojën e përpunimit të thellë industrial të mbeturinave

Share This
Tags

Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Bazel të Zvicres për tu njohur me përvojën e këtij kantoni në drejtim të grumbullimit dhe përpunimit të thellë industrial të mbeturinave apo të mbetjeve të shumëllojshme. Në agjendë kishte njohjen dhe mundësinë e aplikimit sipas një plani strategjik shumëvjeçar, në Komunën e Gjakovës dhe në të gjithë Kosovën. Vizita filloi në firmën „Lottner AG“, me seli ne Basel, ku nga drejtori, Moser u njohën me punën e parkut të riciklimit, ku grumbullohen dhe përpunohen mallrat e rënda, pajisje shtëpiake, elektronike, të konsumit, mbeturina të rrezikshme në sasi të vogla dhe mbetje të ndryshme nga ekonomitë familjare private, tregtare, zyrtare, administrative, etj.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, që u realizua me nismën dhe kujdesin e Zyrës së Qendrës për Arsimim dhe Këshillim ASBM me seli në Bazel të Zvicrës, nënkryetari Ramadan Hoti bëri edhe një vizitë në KVA Basel, ku me vëmendje dhe interes u përcoll procesi i punës, se si behet djegia e mbeturinave të mbledhura në qytetin dhe kantonin e Bazelit. Nëpërmjet djegies së mbeturinave në KVA bëhet prodhimi i një sasie të konsiderueshme të energjisë elektrike si dhe realizohet ngrohja e qytetit. Këtu digjen dhe përpunohen me teknologji moderne dhe me leverdi të ndjeshme financiare, ekonomike dhe ekologjike mbeturinat në të gjithë rajonin. Uzina prodhon energji ekologjikisht miqësore, sasi të mëdha avulli për bimët industriale, për ngrohjen qendrore të rrjetit më të madh Zvicrës, ngrohje dhe energji elektrike e tj. Vlen të theksohet kujdesi që i kushtohet në këtë kanton edukimit të qytetarëve, sidomos të fëmijëve dhe të nxënësve të shkollave për grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave në vendet e caktuara. Për të shikuar këtë proces u bë një vizitë në impiantin apo tunelin e energjisë në qytetin e Oltenit ku mysafiret u informua gjerësisht për prodhimet e energjisë alternative dhe për planin strategjik të shtetit zviceran.

Një përvojë e vlefshme që u përfitua gjatë vizitës dhe takimeve në Kantonin e Bazelit ishte se autoritetet qeverisëse këtu nuk mendojnë ngushtësisht, kryesisht për një kohë të shkurtër, sa janë vetë në po për një kohë shumë të gjatë dhe me përfitime të mëdha të garantuara, në të mirën e të gjithë qytetarëve dhe të vendit të tyre. Gjatë qëndrimit në Zvicër, nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, morri pjesë edhe në solemnitetin e organizuar për nder të nëntëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, e cila u mbajt në Wintertur, nën organizimin e asamblit ‘’Trojet’’, e ku ishte edhe konsuli i Republikës së Kosovës në Bern, dr. Sali Sefa. Hoti, ka falënderuar Skender Nikoliqin si dhe gjithë bashkatdhetarët për takimet e frytshme që patën në Zvicër.