Nënkryetarja e PE dhe Raportuesja për Kosovën, Lunacek ka vizituar Gjakovën
Sot komunën e Gjakovës e ka vizituar nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek. Gjatë qëndrimit në komunën tone ajo është pritur nga kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, me të cilën ka biseduar lidhur me sfidat që përballët komuna karrshi obligimeve ndaj qytetarëve përkatësisht realizimin e detyrave kur është fjala tek përpjekjet e Kosovës për tu bërë pjesë e familjës së madhe evropiane. Në konferencën e organizuar me gazetarë pas këtij takimi, kryetarja Kusari- Lila ka folur për situatën aktuale në komunën e Gjakovës dhe rrugën që po ndjek ajo për zhvillimin e kësaj komune Kusari – Lila ka përmendur projektet e mëdha të cilat tashmë janë në rrugë të mirë të realizimit, si,ç është projekti për ujin e pijes në zonat rurale, projekti i Ngrohtores së re të qytetit, projekti i Impiantit të Ujërave të Zeza e të tjerë, projekte këto që janë duke u realizuar falë ndihmës së Komisionit Evropian apo shteteve të ndryshme evropiane.
Në takim me Zëvendës presidenten Lunacek, kryetarja Kusari – Lila ka folur edhe për çështjen e të zhdukurve dhe viktimat e luftës së fundit. Me këtë rast ajo ka thënë se ka shumë nevojë dhe përpjekje të përgjithshme që të punohet në drejtim të tejkalimit të dhimbjeve të shkaktuara nga lufta.
Në anën tjetër, Ulrike Lunacek, ka thenë se ka vequar për të vizituar një komunë të Kosovës, nga fakti se bëhët fjalë për kryetarën e parë femër në vend, ku është njohtuar edhe me nivelin e përbushjës së detyreve të komunës karrshi kërkesave të BE-së. Ajo ka thënë se puna që po e bën kryetarja Kusari – Lila, ka bërë që njerëzit ta ndjejnë Gjakovën si qytetin e tyre. “Angazhimi për sigurimin e ujit të pijes apo sistemit të ngrohjes qendrore është një dëshmi për qytetarët se diçka po bëhet në të mirë të tyre. Gjithashtu një tjetër aspekt i rëndësishëm të cilin unë zakonisht e përfshijë në raportet e mija është transparenca. Për shembull në Gjakovë i tërë buxheti i komunës është online dhe qytetarët mund ta shohin se nga vijnë dhe ku shkojnë paratë e buxhetit. Kjo u ndihmon qytetarëve të ndjehen se qyteti është i tyre. Faleminderit për këtë që po e bën për qytetin tënd”, ka thënë Lunacek.
Ajo ka rikujtuar se njëjtë sikurse niveli qendror edhe niveli lokal ka obligime karshi procesit të integrimeve evropiane dhe në këtë rast komuna e Gjakovës është një shembull i mirë të cilin duhet te ndjekin edhe komunat tjera.
Në vizitën e parë një komune të Kosovës, nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka qëndruar edhe në Intitucionin e Shtëpisë së Sigurt në Gjakovë, ku është njohtuar me problemet e grave të cilat kanë përjetuar dhunë.