Nënpunësit civil duhet të paguhen për punë jashtë orarit
Gjakovë- Rregullorja për shtesat në pagë dhe kompensime tjera të nëpunësve civil të Kosovës, e cila përcakton kushtet dhe procedurat për shtesat dhe kompensime të tjera mbi pagën, mes tjerash ka paraparë edhe llojet e kompensimeve të nënpunësve civil.
Kështu, ata duhet të kompensohen edhe për punën jashtë orarit të rregullt gjatë ditëve të javës, për punë jashtë orarit gjatë fundjavës, pastaj për punë jashtë orarit gjatë festave zyrtare si dhe për kohën e pushimit vjetor.
Pos kësaj, sipas rregullores nënpunësit civil në vendin tonë, duhet të kompensohen edhe për kohën e paaftësisë së vërtetuar të përkohshme për shkak të sëmundjes si dhe femrat gjatë kohës së shtatzënisë dhe lehonisë.
Sipas këtij ligji edhe në rastet e shfrytëzimit të pushimit të veçantë, përkatësisht në rastet e perfeksionimit profesional të specializuar për nevoja të organit apo shtetit, nëpunësi ka të drejtë në kompensim material./radiogjakova/