.
Published On: Fri, Nov 15th, 2013

Nënshkruhen kontratat me 60 mësimdhënësit asistentë

Share This
Tags

caritas-kontrataGjakovë- Kryetari i komunës së Gjakovës Pal Lekaj dhe drejtori i Caritas-it të Kosovës, Don Viktor Sopi, kanë nënshkruar kontratat me 60 mësimdhënës asistentë, të cilët do të punësohen për një periudhë një vjeçare në kuadër të projektit të përbashkët “Ngritja e Nivelit Edukativo-Arsimor për Fëmijë dhe të Rinj”.

Me këtë rast, kryetari Lekaj ka thënë se ky projekt përveç se do të ndikojë në përmisimin e cilësisë së arsimit në Gjakovë, do të krijojë vende pune dhe mirëqenie më të mirë sociale për 60 familje gjakovare. Ai e ka falenderuar Cartas-in për mbështetjen e këtij projekti, por edhe të shumë projekteve tjera në të kaluarën, të cilat gjithmonë kanë qenë në të mirë të kominitetit.

Nga ana tjetër, drejtori i Caritas-it, Don Viktor Sopi ka thënë se ky projekt është arritur falë bashkëpunimit të mirë të Caritas-it me kryetarin Pal Lekaj dhe drejtoreshën komunale të arsimit Silvana Haxhikadrija, ndërsa ka garantuar se projekte bashkpunimi do të ketë edhe në të ardhmën.

Ai ka thënë se Caritas-i do të vazhdojë të mbështesë projekte të ndryshme në komunën e Gjakovës, bile atë edhe brenda këtij viti.

Ndryshe, projekti në fjalë do të mundësojë që 60 të rinj e të reja nga Gjakova të punojnë si asistentë të mësimdhënësve në shkollat e komunës së Gjakovës për një periudhë një vjeçare, ndërsa pagesa e tyre do të bëhet në bashkëpunim nga Caritas-i dhe Komuna e Gjakovës./radiogjakova/