.
Published On: Tue, Jul 8th, 2014

Nga zyrtaret komunal, ndiqet nga afër fushata e korrje shirjeve

Share This
Tags
korrje-misri
Komisioni për monitorimin e fushatës së korrje shirrjeve në Kuvendin Komunal të Gjakovës, i formuar nga përfaqësuesit e tri drejtorive, përkatësisht drejtorisë për bujqësi dhe zhvillim rural, drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim si dhe drejtorisë për punë inspektuese, gjatë ditës së sotme ndodhen në teren për të përcjell për së afërmi  rrjedhën e fushatës për grumbullimin e grurit.
Si jemi njoftuar nga Agron Zorra, udhëheqës i sektorit për bujqësi, rendimenti në pjesët kodrinore përkatësisht në arat të cilat ndodhën në lartësi më të lart mbidetare, është 3 mijë deri në 3 mijë e 500 kilogram për hektar, ndërkohë që rezultate më të mira priten gjatë ditëve në vazhdim kur nisë korrje – shirja në pjesët e ulëta.
Sipas ekspertit bujqësor, Zorra, në këtë fushatë janë angazhuar 52 autokombajna, ndërkohë që gruri i korrur është duke u dorëzuar në tri qendra grumbulluese në Gjakovë, përkatësisht në “Sillos”, në Qendrën Bujqësore si dhe tek Mulliri “Hasi” në Korenicë.