.
Published On: Sat, Jul 12th, 2014

Ngritja e bashkëpunimit me diasporën shqiptare më se i domosdoshëm

Share This
Tags
 Mimoza
Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila me bashkëpunëtorë, ka pritur, te premtën, në një takim pune, një grup përfaqësuesish të Zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë.  Më konkretisht në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, të Ministrisë së Ekonomisë dhe përfaqësues të organizatës ndërkombëtare për migrim IOM.
Vizita kishte mision shkëmbimin e përvojave për ngritjen e bashkëpunimit me diasporën shqiptare. Në fund të këtij takimi, u theksua se mundësitë e bashkëpunimit me këtë pjesë të popullatës shqiptare e cila punon dhe vepron jashtë atdheut janë të mëdha, ndërkohë që për realizimin në plotë të këtij bashkëpunimi, duhet krijuar kushtet adekuate, për çka u zotuan të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim. Sipas vlerësimeve të dala nga  bisedat e zhvilluara me këtë rast, mundësit investive të shqiptarëve nga diaspora janë mjaftë të mëdha, mirëpo një gjë e tillë nuk është shfrytëzuar si duhet, sidomos në Kosovë.