Ngrohtorja përfiton donacion prej 50 mijë dollarësh
Ngrohtorja e qytetit ka fituar një donacion nga Organizata për Zhvillim Ekonomik dhe bashkëpunim me seli ne Paris OCDE, këtë herë në shumën prej 50 mijë dollarëve, të cilat do t’i shpenzojë në asistencë teknike dhe trajnim të stafit.
Sipas drejtorit të kësaj ndërmarrje, Admir Shala, Ngrohtorja e qytetit është shpallur fituese e këtyre mjeteve pas prezantimit që është bërë në një takim të mbajtur në Beograd, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të ndërmarrjeve të shteteve të Ballkanit.
“Vlera monetare e këtij donacioni është e vogël kundrejt 12 milionë eurove të fituar nga BE-ja për ndërtimin e Impiantit të Kogjenerimit, por e bënë të vlefshëm, sepse pas Vjenës e Brukselit për projektin do të dëgjohet edhe në Paris”, ka thënë Shala./radiogjakova/