Ngrohtorja, punëtorët kanë 8 muaj pa paga
Ka 8 muaj që punëtorët e Ngrohtores së Qytetit në Gjakovë nuk kanë marrë paga për punën që e kanë kryer. Kjo është gjendja më e rëndë e parë ndonjë herë në këtë ndërmarrje, e cila dikur arrinte të siguronte mjete edhe për financime të aktiviteteve tjera të jashtme, ndërsa pagat e brendshme asnjëherë nuk ishin problem.
Sipas punëtorëve, gjendja është bërë e padurueshme, sepse 8 muaj pa paga janë shumë, kur kihet parasysh gjendja e rëndë ekonomike në familjet gjakovare. Nga ana tjetër, zyrtarë të ngrohtores kanë bërë të ditur se për shkak të mungesës së të hyrave, ndërmarrja nuk po ka mundësi të sigurojë paga për punëtorët.
E kjo gjendje nuk pritet të ketë përmirësim, për faktin se Ngrohtorja tashmë ndodhet në një krizë të madhe financiare. Zyrtarët e saj kanë thënë se shpëtimi i vetëm është një ndihmë financiare nga qeveria qendrore, por bazuar në situatën politike, kjo duket e largët, për të mos thënë e pamundur./radiogjakova/