Nis dezinfektimi i qytetit
Këto ditë ka nisur procesi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit të komplet territorit të qytetit të Gjakovës, si një formë e mirë e parandalimit të infeksioneve të ndryshme.
Sipas informacioneve nga tereni, gjatë dy ditëve të kaluara ka përfunduar trajtimi i parkut qendror të qytetit si dhe parkut “Ali Podrimja”, ndërsa nga e enjtja ka nisur trajtimi i lumit “Krena”, angazhim që do të vazhdojë edhe për dy ditë me radhë.
Punimet për dezinfektimin, dezinsektimit dhe deratizimin e qytetit të Gjakovës do të vazhdojnë me trajtimin e të gjitha pusetave të ujërave të zeza, për të vazhduar më tej edhe me pjesët e mbetura të qytetit, konkretisht lagjet në të cilat ka nevojë të bëhet ky pastrim.
Komuna e Gjakovës apelon tek qytetarët që gjatë këtyre ditëve të kenë kujdes të shtuar në momentet që hasin në ekipet punuese, ndërsa kujdes të veçantë duhet të kenë bletarët, pasi ky proces mund t’i dëmtojë bletët e tyre, nëse ato lihen të lira në natyrë./radiogjakova/