.
Published On: Tue, Jul 11th, 2017

Nis ESMA 2017

Share This
Tags

Dhjetëra instrumentist të rinj nga Kosova, Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia, Gjermania dhe Afrika e jugut, për dy javë do te kënë mundësi që të dëgjojnë përvojat e disa profesionistëve të muzikës nga vende të ndryshme europiane, të cilët do të mbajnë master-klasë me nxënës të shkollave të muzikës.

Në hapje të kësaj akademie përveç nxënësve dhe profesorëve pjesëmarrës, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Komunës së Gjakovës. Ky është edicioni i dytë rresht i Akademisë Verore të Muzikës Evropiane, që po mbahet në Gjakovë.

Organizatori Desar Sulejmani ka thënë se këtë vit ka ndryshim sa i përket strukturës pedagogjike. ESMA 2017  sipas tij do të ofrojë vetëm dy master-klasa individuale, për piano dhe dirigjim orkestral.

Të gjithë pjesëmarrësit e kesaj akademie do të formojnë një orkestër simfonike, e cila gjatë ditëve të akademise do të përgatisë një program të veçantë koncertal me vepra nga kompozitorë të njohur botëror.

Ndërkohë, këtë vit ESMA, më saktë Festival Symphonic Orchestra, do të mbajë koncerte edhe në Prishtinë dhe Tetovë./radiogjakova/