.
Published On: Mon, Jan 5th, 2015

Nis gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Gjakovës

Share This
Tags

gjimnazi-festaSot (e hëne) në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Gjakovës, ka nisur gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2014/15. Pas pushimeve të kryera, personeli mësimor, teknik dhe menaxhues, bashkë me nxënësit kanë vijuar në normalitet procesin mësimor, pasi të gjitha shkollat kanë qetë të gatshme teknikisht dhe me ngrohje.

Po ashtu, as rënia e borës dhe ngricat e krijuara nuk kanë sjellë ndonjë pengesë, sidomos në zonat rurale. Lidhur me këtë, Drejtoria e Arsimit, përmes drejtores Diana Çarkaxhia bën të ditur se rrugët kryesore kanë qenë të pastruara nga kompania e kontraktuar ndërsa me angazhimin e drejtorëve të shkollave dhe të komunitetit janë pastruar edhe rrugët pranë dhe në drejtim të shkollave.

Në komunën e Gjakovës mësimi i gjysmëvjetorit të dytë ka nisur në të gjitha shkollat, 41 fillore, me dhjetë paralele të ndara, si dhe në gjashtë shkolla të mesme, me tri paralele të ndara.