.
Published On: Fri, Feb 9th, 2018

Nis puna për themelimin e grupeve punuese për hartimin e planit për Arsim dhe Mjedis

Share This
Tags

Të premten u mbajt mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve të Komunës së Gjakovës. Në rendin e ditës së kësaj mbledhje ishte themelimi i grupeve punuese për hartimin e planit për Arsim dhe atij për Mjedis.

Duke folur për arsim, kryetari Ardian Gjini tha se Komuna ka shumë rregullore dhe ligje që janë hartuar me vite, por kanë mbetur të pa harmonizuara duke bërë që të mos ketë një strategji afatgjatë në këtë fushë.

Ai ka thënë se në këtë forum për hartimin këtij plani afatgjatë do të marrin pjesë edhe opozita, partitë në pushtet, shoqëria civile dhe punëtorët e vjetër të arsimit.

Në rendin tjetër të ditës ishte themelimi grupit punues për hartimin e planit për mjedis. Edhe në këtë grup, Gjini tha se do të ketë gjithëpërfshirje.

Sipas tij, hartimi i planeve afatgjate kërkon që të gjithë të japin kontribut.

Për këtë rast, të premten u caktuan personat që do të merren me hartimin e termave të referencës e dokumenteve bazike.

Gjini u shpreh se këto çështje marrin kohë, prandaj kërkohet përgatitja e duhur në mënyrë që kur të nis puna të mos ketë dështime

Në mbledhjen e Bordit u diskutua edhe themelimi i Këshillit Publiko-Privat dhe Pleqësisë së Arsimit./radiogjakova/