Nis vendosja e shtyllave anti-parking në Gjakovë
Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur së implementuari projektin për vendosjen e shtyllave anti-parking në komunën e Gjakovës.
Të enjten ka nisur vendosja e pengesave fizike në një pjesë të Çarshisë së Madhe, prej kioskut te hyrja kryesore e Qendres Kryesore të Mjekësisë familjare e njohur si Ambulanca e qytetit, e deri tek parkingu afër platosë te Sahatkulla.
Më pas, ky projekt do të vazhdojë me pjesën e dytë te Stacioni i Autobusëve, ku shtyllat anti-parking do të vendosen në trotuarin para hyrjes kryesore të stacionit.
Drejtoresha e Shërbimeve Publike, Kaltrina Biblekaj, tha për Radio Gjakovën se pengesat fizike do të vendosen edhe në lagje dhe sheshe të tjera të qytetit, por aktualisht janë në shqyrtim të të gjitha kërkesave që kanë ardhur nga qytetarët dhe sapo të evidentohen pikat më kritike do të vazhdohet me vendosjen e këtyre shtyllave./radiogjakova/