.
Published On: Mon, Nov 14th, 2016

Nis vlerësimi i dëmeve pas reshjeve të fundit të shiut

Share This
Tags

Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve pas reshjeve të ditëve të fundit, që nga dita e sotme ka nisur punën në teren për të parë nga afër situatën dhe për të vlerësuar dëmin e shkaktuar. Sipas drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim në Kuvendin e Komunës, Ndue Mucaj ky komision është ndarë në dy pjesë, kjo me qëllim që puna të kryhet sa më shpejt. Ai pret që brenda disa ditëve të dalin me shifra zyrtare për dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe era e fuqishme. Dëmet konsiderohen të jenë të mëdha si në objekte po ashtu edhe në bujqësi dhe blegtori, dhe nga zonat më të prekura është ajo e Rekës së keqe. Mirëpo sipas Muces, kompensimi eventual i këtyre dëmeve varet nga niveli qendror, ndërsa komuna do të kërkoj nga qeveria për kompensim të tyre, pasi nuk ka ndonjë fond të veçantë për kompensim nga fatkeqësitë natyrore.