Nisma… me “Çabratin”, kundër Mimozës
Kryetari i subjektit politikë “Nisma për Kosovën”, dega Gjakovë Fazli Hoxha, ka reaguar ndaj, siç thuhet në komunikatën e Zyrës për Informim të degës në Gjakovë, veprimit të fundit të kryetares Mimoza Kusari-Lila, për shkarkimin e drejtorit të kompanisë ‘’Çabrati’’.
Në këtë komunikatë mes tjerash thuhet se “Përgjegjësin për pastrimin e rrugëve e ka drejtoria për Shërbimet Publike, prandaj për keqmenaxhimin e situatës nga komuna, të krijuar pas reshjeve të borës, nuk duhet të akuzohet dhe shkarkohet drejtori i kompanisë ‘Çabrati’, sepse kompania në fjalë nuk ka pasur aneks kontratë me komunën, por duke i falënderuar drejtorit të kompanisë, kjo kompani ka vepruar në bazë të përgjegjësisë morale për të mbështetur aksionin për pastrimin e rrugëve.
“Shkarkimit të drejtorit Avdulla Babalija, i kanë paraprirë edhe disa veprime të më hershme, duke mos i kryer obligimet financiare, nga komuna e Gjakovës ndaj kompanisë ‘Çabrati’, si dhe disa veprime tjera përcjellëse.
“Dega e Nismës për Kosovën në Gjakovë, i rekomandon kryetares së komunës së Gjakovës të ndryshoi kursin e qeverisjes në Gjakovë, të mos vazhdoi me këtë metodë të qeverisjes duke vendosur persona që janë të afërm me kryetaren, në të gjitha pozitat e larta në komune”, theksohet ndër të tjera në këtë komunikatë./radiogjakova/