.
Published On: Mon, Mar 24th, 2014

Një kompani italiane e interesuar të investojë në Gjakovë

Share This
Tags

gjakova-Gjakovë- Vetëm disa ditë pasi është shpallur zonë e lirë ekonomike, komuna e Gjakovës ka filluar t’i presë interesimet e para për investime, gjegjësisht hapje të linjave prodhuese.

Sipas kryetares së komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila aktiviteti i parë prodhues mund të fillojë qysh në muajin prill dhe atë nga një kompani italiane e cila merret me prodhimin e vajit të lulediellit. Në fakt sipas Kusari – Lilës, kjo kompani është e interesuar në mbjelljen e lulediellit e po ashtu edhe në prodhimin e vajit të lulediellit.

Kompania italiane ka kërkuar 3 hektarë pronë për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e vajit, ndërsa bashkë me fermerët lokal ka kërkuar të mbjellë rreth 500 hektarë me luledielli. Kusari – Lila ka thënë se kjo kompani do t’u garantojë fermerëve farën dhe pesticidet por po ashtu do t’u garantojë edhe çmimin e tregut për produktet e tyre.  Nëse palët arrijnë të dakordohen në këtë rast, mbjellja e lulediellit mund të fillojë qysh në muajin prill, ndërsa puna për ndërtimin e fabrikës në muajin maj./radiogjakova/