.
Published On: Thu, Dec 25th, 2014

Një projekt që mendon për fëmijët me aftësi të kufizuara

Share This
Tags

fmije-verberOJQ “Shoqata e Gruas”  në Gjakovë është në fazën e fundit të fillimit të implementimit të projektit me titull “Shkrim, lexim për fëmijë të vegjël”, mbështetur nga Agjensioni Zvicrran për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Si jemi informuar nga Eranda Kumnova Baçi, bëhët fjalë për një iniciativë e cila në fokus ka krijimin e parakushteve të domosdoshme për fëmijë të verbër dhe ata me shikim të dobësuar për të mësuar shkrim dhe lexim.

Sipas Kumnovës, “Shoqata e Gruas” është duke bërë përpjekje për të zgjeruar këte projekt në mënyrë që të krijohen mundësitë për inkuadrimin sa më të madh të nxënësve fillestar të verbër, për çka është duke u biseduar me donatorë të ndryshëm.

Ndryshe, projekti  “Shkrim, lexim për fëmijë të vegjël” është i ndërlidhur edhe me kërkesat e vazhdueshme të familjarëve të fëmijve të verbër, të cilët deri më tash për të realizuar këtë është dashur të udhëtojnë në shkollën speciale në qytetin e Pejës, gjë e cila ju ka shkaktuar atyre probleme të shumta. Nisur nga kjo edhe përfshirja e nxënësve të verbër dhe atyre me shikim të dobësuar nga komuna e Gjakovës në shkolla speciale ka qenë e mangët./radiogjakova/