.
Published On: Sat, Jan 24th, 2015

Njëvjetori i vdekjes, çmohet vepra e Zarushit (FOTO)

Share This
Tags
zarushi-akademi-fotoNë 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të asambleistes gjakovare Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina – Zarushi, nën patronatin e Kryetares së Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, është mbajtur  Akademi Përkujtimore, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Zarushit.
 
Në fjalën e saj kryetarja e komunës Kusari Lila ka thënë se “vdekja aksidentale na ndërpreu rrugën e bashkëpunimit të ngushtë, të sinqertë e frytdhënës me miken tonë Zarushin. Gjithë ai angazhim dhe përkushtim i saj në sferën humane tregoi më së miri edhe atëherë kur votat ishin të panumërta pasi ishte bindshëm më e votuara për këshilltare për Asamblenë Komunale.
 
“Kjo më së mirë tregon se populli nuk harron. Një vit është pak në kohë, por është shumë për një person që me ikjen fizike la edhe shumë kontribute që i kishte në mendje dhe i zbatonte në praktik”- ka thënë ndër të tjera kryetarja Kusari Lila.
 
Për  rolin dhe punën  e saj në shëndetësi, ka fol koordinatorja e Qendrës përkatëse në Ministrinë e Shëndetësisë, Fekrije Hasani, e cila ka veçuar kujdesin profesional të Zarushit për të tjerët, rolin e saj avokues tek pacientet si dhe rolin që ka ushtruar si mësimdhënëse e infermierisë në Qendrën për Edukim të Vazhdueshëm në Spitalin e  Gjakovës.
 
Në Akademinë përkujtuese në një vjetorin e ndarjes nga jeta të asambleistes gjakovare Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina – Zarushi, kanë folur edhe Myjezen Selmani, anëtare e Kryesisë së AKR-së dhe bashkëpunëtori i Zarushit, Agim Berisha, ndërkohë që në emër të familjes ka falënderuar, e bija e saj Natyra.
 
“Fjalët nuk mundë ta përshkruajnë dhimbjen dhe mungesën që ndiej unë, familja dhe të gjithë bashkëkombësit tanë. Ajo asnjëherë nuk mendoi vetëm për familjen e saj të ngushtë, por planet e saj ishin për familjen e madhe, pra për të qenë pjesë e strukturave të ndërtimit të jetës më të mirë për të gjithë“, ka thënë ajo.
 
Ndryshe Akademisë përkujtimore në nderim të veprës së Xhylxhezare Xharavinës, në një vjetorin e vdekjes, i ka paraprirë marshi përkujtimorë me biçikleta i organizuar nga Klubi i çiklizmit “Gjakova 137” dhe familjarët e të ndjerës Gjylgjezare Keragjija Gjaravina. Pjesëmarrësit e tubuar  me biçikleta janë nisë nga vendi i aksidentimit të Zarushit, afër parkut të Lirisë, dhe rrugëve të qytetit kanë bërë një defilim me biçikleta, me porosinë që incidente të tilla të mos ndodhin kurrë më./radiogjakova/
zarushi-akademia