“Nuits d’Arabie” do shfaqet në Gjakovë
Gjakovë- Adhuruesit e artit kinematografik frankofon në Gjakovë kanë mundësi që të shohin një film mundësuar nga Ambasada e Francës në Prishtinë.
Në kuadër të javës së filmit frankofon, me datë 15 nëntor 2013, ( e premte), në ora 19:00, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” të Gjakovës do të shfaqet filmi “Nuits d’ Arabie”.
Për gjithë të interesuarit hyrja është falas. Në këtë manifestim kulturor do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së Francës në Prishtinë./radiogjakova/
“Nuits d’ Arabie” (trailer)










