.
Published On: Fri, Jul 11th, 2014

Ofrohen për shfrytëzim 10 hektarë tokë bujqësore në “Butsinën e Begut” në Korenicë

Share This
Tags
arat
Bujqësia paraqet një potencial të madh zhvillimor për komunën e Gjakovës, duke shtuar prodhimtarinë bujqësore e në anën tjetër edhe duke zvogëluar problemin e madh të papunësisë, prandaj cdo përpjekje në këtë drejtim mirëpritet. Komuna e Gjakovës njifet me resurset natyrore-tokën pjellore dhe kushtet e favorshme klimatike bashkë me kuadrot e shumta të fushës së bujqësisë por që rezultatet e pritura ende janë për tu dëshiruar. Ende shumë produkte bujqësore, pemë e perime sikurse edhe kapacitete përpunuese të tyre,  me të cilat Gjakova ka qenë prioritare, tash mungojnë.
 
Një përpjekje e re që vjen nga komuna e Gjakovës është dhënia në shfrytëzim e tokës bujqësore në Butësinën e begut për investitorët e interesuar. Kështu, ka mjaftuar një vendim i Asamblesë Komunale të Gjakovës, për ta shpallur me interes publik siperfaqen bujqësore prej 10 hektarëve në butsinën e begut në Korenicë, që t’ju mundësohet investitorëve të intereseuar për të zhvilluar aktivitet ekonomik.
 
Kështu Drejtoria e Bujqësisë e ka shpallur në ankand publik Qendrën Demonstruese Agro-zoteknike duke e dhënë në shfrytëzim afatgjatë pronën e paluajtshme të komunës në afat mbi 15 vjet deri në 99 vjet. Zyrtarë të kësaj drejtorie e kanë ndërmarrë këtë hap në mënyrë që kjo tokë pjellore bashkë me infrastrukturën përcjellëse, rrjetin e ujitjes, hangarin, torishten dhe depon, të shërbejë për ngritjen e kapaciteteve ekonomike, si në Perimtari, Blegtori, Pemtari, përpunim të qumështit dhe përpunim të kulturave lavërtare, perimtare dhe pemtare.
 
Drejtoria Komunale e Bujqësisë ka ftuar  të gjithë të intersuarit: ndërmarrjet vendore dhe të huaja, kooperativat bujqësore, shoqatat bujqësore, etj. që janë të interesuara për shfrytëzimin e pronës së paluajtshme komunale në Qendrën Demostruese Agro-zooteknike  në Korenicë, që të aplikojnë në ankandin publik i cili mbetet i hapur deri më 7 gusht.
 
Të shpresojmë se me mbylljen e këtij procesi të dhënies në shfrytëzim të kësaj siperfaqe, investimet e ardhëshme do të realizojnë një ecje përpara sin ë shtimin e prodhimtarisë bujqësore ashtu edhe në hapjen e vendeve të reja të punës, për cka Gjakova ka më së shumti nevojë.