.
Published On: Fri, Jan 27th, 2017

Ofrohen për shfrytëzim hapësira në Pallatin e Kulturës dhe në objektin e Taphanës

Share This
Tags

Ndonëse ishte paraparë që kinemaja e qytetit dhe Muzeu i Muzikës të funksionalizohen që nga viti i kaluar, kjo nuk ka ndodhur. Komuna e Gjakovës këtë po mundohet ta arrijë përmes dhënies me qera të një hapësire brenda Pallatit të Kulturës. Mirëpo ndonëse vitin e kaluar ka hapur ankand publik për këtë qëllim, nuk ka mundur të gjej ofertues. Komuna ka hapur edhe një ankand të dytë, pas të cilit beson se do të siguroj shfrytëzuesit e kësaj hapësire që si kriter kanë edhe funksionalizimin e kinemasë së qytetit. Po ashtu kjo Drejtori do të lëshoj në shfrytëzim edhe hapësirën e katit të poshtëm të objektit të Taphanës, sipër së cilës gjendet Muzeu i muzikës. Si kriter për shfrytëzuesit e kësaj hapësirë do të jetë edhe kompensimi i të ardhurave për dy punonjës profesional që do të punojnë në këtë institucion kulturor. Drejtori për Kulturë në Kuvendin e Komunës së Gjakovës, Meriton Ferizi tha se tash do të ketë një lehtësim të kritereve për të gjithë të interesuarit që do të aplikojnë dhe se beson që më në fund këto objekte do të jene në shfrytëzim, me qëllim funksionalizimin e këtyre dy objekteve të rëndësishme kulturore.