.
Published On: Mon, Nov 14th, 2016

Ofrohet në shfrytëzim pjesë e ambientit në Tabhane

Share This
Tags

Nisur nga roli që dikur kishin tabakët e Gjakovës në zhvillimin e zejtarisë me përpunimin e lëkurëve, Tabhanet si objekt i ri i ndërtuar skaj lumit Krena, paraqesin një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të komunës së Gjakovës. Për funksionalizimin e këtij objekti që është në mbrojtje, drejtoria komunale për Kulturë Rini dhe Sport, ka marrë vendim për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm. Meriton Ferizi, drejtor, thotë se me këtë vendim parashikohet që kati përdhes i objektit me sipërfaqe mbi 121 metra katror të lëshohet për shfrytëzim si kafe-shop, pastiçeri, që ndërlidhet me veprimtarinë e muzeut dhe objektit të trashëgimisë, ndërkohë që në katin e dytë do të veproi Muzeu i Muzikës. Sipas drejtorit Ferizi, koha e dhënies në shfrytëzim të përkohshëm është 10 jetë ndërkohë që brenda objektit të Tabhanës duhet të ruhet origjinaliteti dhe inventarizimi të jetë i lidhur me fushën e muzikës. Në anën tjetër në hapësirën e jashtme, për-rreth objektit, duhet të ndërtohet “Shtegu i Muzikës”. Sipas Ferizit e gjithë kjo bëhet për krijimin e një ambienti të përshtatshëm për bashkëqytetarët, por edhe mysafirët që pritet ta vizitojnë këtë objekt, i cili me vendimin e fundit të Qeverisë Komunale tashmë prezanton edhe një pjesë të traditës sonë muzikore, meqë kati dytë është shndërruar në Muze të Muzikës