.
Published On: Sat, Mar 1st, 2014

Olimpiada Matematike, 12 nxënës përfaqësojnë Gjakovën

Share This
Tags

olimpiada-Gjakovë- Në Kolegjin “Mehmet Akif” në Lipjan, të dielën mbahet Olimpiada e matematicientëve të Kosovës  2014 në të cilën do të marrin pjesë nxënësit që dolën fitues nga garat e zhvilluara në gjithë qytetet e Kosovës.

Në këtë olimpiadë, Gjakovën do ta përfaqësojnë 12 matematicientë të rinj, prej të cilëve 8 vijnë nga Gjimnazi “Hajdar Dushi”, dy nga shkolla “Yll Morina”  dhe nga një të prejshkollës “Mehmet Akif” dhe “Jahë Salihu” të Molliqit.

Rezultatet preliminare të testeve nga Olimpiada e Matematikës së Kosovës do të shpallën me 5 mars, ndërkaq rezultatet përfundimtare 3 ditë më vonë. Si jemi njoftuar nga Nanije Maloku, zyrtare komunale e Arsimit në Gjakovë, ceremonia përmbyllëse e olimpiadës do të mbahet me 9 mars, me ç’rast do të ndahen diplomat dhe shpërblimet për 3 vendet e para për secilën klasë.

Si dihet tashmë,  fituesit e tre vendeve të para në nivel të Kosovës në secilën kategori si dhe mësimdhënësit e tyre, do të stimulohen me nga 200, 150, përkatësisht 100 euro. Pos kësaj fituesit e tre vendeve të para në nivel vendi do të marrin pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës e cila do të mbahet në Afrikën Jugore, përkatësisht në Johanesburg./radiogjakova/