.
Published On: Tue, Feb 3rd, 2015

Opozita e Gjakovës thirr seancë të jashtëzakonshme

Share This
Tags

asambleja-efektTë martën 12 anëtarët e Kuvendit Komunal të Gjakovës nga radhët e AAK-së, Vetëvendosjes, PSHDK-së kanë mbledhur nënshkrime dhe kanë kërkuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjakovës, Dr. Luan Gola, për ta thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme, e cila siguron mbështetjen e padisë penale ndaj Ministrit të Qeverisë së Kosovës, Aleksander Jabllanoviq.

“Duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës së Gjakovës dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit Komunal, kërkojmë që brenda afateve Ligjore të thirret mbledhje e jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës:

“Nxjerrjen e deklaratës së përbashkët të të gjithë subjekteve politike, e cila siguron mbështetjen e padisë penale ndaj Ministrit të Qeverisë se Kosovës, Aleksander Jabllanoviq. Kërkojmë që mbledhja të mbahet me datën 06.02.2015, ose 09.02.2015″, thuhet në kërkesën me shkrim të këtyre asambleistëve./radiogjakova/

kerkesa

kerkesa-1