Ora e parë iu dedikua pavarësisë së Kosovës
Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e komunës së Gjakovës, njëjtë si në të gjithë vendin, të premten iu kushtua historikut të pavarësisë, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ky ka qenë një vendim i Ministrisë së Arsimit që u respektua nga mësimdhënësit në vend.
Drejtori i shkollës “Mazllum Këpuska”, Arbënor Pozhegu, tha se edhe në institucionin që drejton u respektua vendimi i Ministrisë së Arsimit dhe ora e parë iu kushtua historikut të pavarësisë.
Ndryshe, shkollat e Gjakovës janë mobilizuar dhe gjatë gjithë javës kanë organizuar aktivitete të ndryshme kulturore e sportive dhe gara të diturisë për të shënuar Javën e Pavarësisë./radiogjakova/