.
Published On: Thu, Aug 7th, 2014

Organizohet shkolla verore për ndërmarrësi

Share This
Tags

gjakova-shkollaQendra Inovative në Gjakovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë si dhe Balkan Institute, organizon shkollën verore për ndërmarrësi.

Si njoftohet  “bëhet fjalë për një kurs intensiv tetë ditor i cili ju ofron të rinjve të Kosovës njohuri mbi krijimin dhe zhvillimin e bizneseve të reja. Ky program ka për qëllim t’i mësoi pjesëmarrësit mbi të gjithë procesin e ekzekutimit të një ideje, ndërkohë që ai do të jetë i kombinuar me ligjërata dhe punëtori gjatë të cilave do të jenë prezentë edhe sipërmarrës të suksesshëm”.

Ndryshe, pjesëmarrësit e kësaj shkolle verore do të jenë individ të cilët tregojnë interesim të madh për ndërmarrësi, të cilët i vijojnë studimet universitare apo janë të diplomuar, pastaj shkruajnë dhe e flasin rrjedhshëm gjuhën angleze, e të tjerë.

Pas përfundimit me sukses të kësaj shkolle, vijuesit do të pajisen me certifikata përkatëse. Si bëjnë të ditur nga Zyra për Informim në Kuvendin Komunal të Gjakovës, të gjitha shpenzimet janë të mbuluara, duke përfshirë këtu edhe akomodimin për ata pjesëmarrës që jetojnë jashtë Gjakovës. Shkolla verore për ndërmarrësi në Gjakovë fillon me 15 gusht./radiogjakova/

10537094_556970811074971_4196895219626530550_n