.
Published On: Wed, May 21st, 2014

Pacolli: Ekonomia na bashkon

Share This
Tags

mimoza-pacolli mimoza-pacolliGjakovë- “Kosova duhet të ketë një shenjë të sajë identifikuese në ekonomi, gjë e cila do të ishte garanci për cilësinë e prodhimeve të veta por edhe një urë lidhëse me tregun evropian”, kështu ka thënë gjatë qëndrimit të së mërkurës në Gjakovë, lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili ka marrë pjesë në disa aktivitete të këtij subjekti politikë të zhvilluara në Gjakovë.

Me këtë rast kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli fillimisht ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universitetit AAB, në të cilën është përqendruar tek krijimi i një identiteti të domosdoshëm  ekonomik të Kosovës. Kur bëhet fjalë për bashkëpunimin ekonomik me Shqipërinë, sipas Pacollit, kjo është forma më e mirë e bashkimit të popullit shqiptar të ndarë me kufi ndërshtetëror.

Ndryshe gjatë qëndrimit të djeshëm  në Gjakovë,  lideri i AKR-s Pacolli ka vizituar dy qendra biznisore në  komunën tonë, përkatësisht  “Fiberlink” dhe “Aulona”, ku është njoftuar me të arriturat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen këto firma. Pos kësaj kreu AKR–së Pacolli i shoqëruar edhe nga kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka vizituar edhe  fshatin Doblibare, me ç’rast është organizuar një takim me banorët e këtij fshati, të cilët kanë prezantuar kërkesat e tyre, përkatësisht përfundimin e  projektit të  nisur të rrugëve të fshatit, i cili vazhdon të mbetet prioritet për banorët, pastaj finalizimin e lidhjes së sistemit të ujitjes si dhe domosdoshmërinë e renovimit të shkollës së këtushme. /radiogjakova/