.
Published On: Fri, Jan 16th, 2015

Pajazit Nushi e Esat Stavileci kërkesë për Qeverinë dhe BE-në

Share This
Tags

nushi-stavileciAkademikët Pajazit Nushi dhe Esat Stavileci përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian të thyejnë heshtjen dhe të reagojnë për rastin e Jabllanoviqit.

Sipas akademikëve, deklaratat e njohura tashmë të Jabllanoviqit dhe Vuçiqit dëshmojnë së Serbia nuk është e gatshme ta trajtojë Kosovën partnere të barabartë për aspirata në BE.

Akademikët Nushi dhe Stavileci me këtë deklaratë i drejtohen institucioneve legjitime të Kosovës, që të ngrehin në shkallë më të lartë përgjegjësinë për deklaratat dhe veprimet e pushtetarëve gjoja të Kosovës brenda territoreve të saj duke shkelur në normat e të drejtës ndërkombëtare.

Njëkohësisht ftojnë BE-në dhe organizatat e tjera ndërkombëtare që privilegjet serbe t’i masin me kuti të barabartë dhe të mos lejojnë veprime dhe ndërhyrje të shtetit të Serbisë në Kosovë./radiogjakova/