.
Published On: Fri, Oct 13th, 2017

Parkingu që po vështirëson qarkullimin e automjeteve

Share This
Tags

Parkingu skaj rrugës në qendër të qytetit, saktësisht në krahun e Hotel “Pashtriku” nga semaforët e deri të objekti i “Center Mall” po krijon vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Për shkak të frekuentimit të madh të kësaj rruge dhe natyrës së saj e cila në gjatësinë e saj sa vjen e ngushtohet ku nga dy korsi kalon në një bën që shpesh herë të krijohen edhe kolona.

Në këtë segment ka edhe dy vendkalime për këmbësorë e që drejtuesit e mjeteve që janë në lëvizje duhet të tregohen të kujdeshëm sepse nuk arrijnë të dallojnë nëse ka njerëz apo jo në pritje për të kaluar rrugën për shkak të makinave të parkuara.

Në këtë segment ka pasur edhe aksidente me fatalitet, ku i fundit ishte para tre muajsh.

Një propozim është që parkingu të zhvendoset në krahun e kundërt, në anën e parkut të qytetit, për shkak edhe të gjerësisë së rrugës dhe frekuentimit më të paktë që ka.

Këtë rrugë e shfrytëzojnë vetëm mjetet që vijnë nga rruga “Beqir Kastrati” apo ndryshe siç njihet si rruga e shkollave të mesme, e cila në 9 muaj të vitit qëndron e bllokuar për 10 orë gjjatë ditëve kur zhvillohet mësim.

Zyrtarë në Drejtorinë e Shërbimeve i thanë Radio Gjakovës se zhvendosja e parkingut nuk është në planet afatshkurta, mirëpo do të diskutohet edhe me autoritetet e tjera të sigurisë e të merret një vendim e nëse shihet e nevojshme parkingu të zhvendoset në krahun e kundërt./radiogjakova/