PD-ja ndihma për “Isa Grezdën”
Gjakovë- Asociacioni Humanitar i Drejtësisë në Zvicër, në funksionon si organ i Partisë së Drejtësisë, të mërkurën në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë kanë bërë dorëzimin e një donacioni të mbledhur enkas për këtë institucion shëndetësor.
Siç bëhet e ditur nga një njoftim i lëshuar nga dega e Partise se Drejtesisë në Gjakovë, ky donacion përbëhet nga 12 karrige mjekësore, 2 shtretër mjekësor dhe 70 veshmbathje mjekësore, pajisje këto të cilat do t’i shërbejnë stafit të spitalit në kryerjen e detyrave të tyre të përditshme.
Ky akt bamirësie është vlerësuar lartë edhe nga Ferid Agani, i cili e ka falënderuar donatorin në emër të partisë por edhe në emër të Ministrisë Shëndetësisë. Agani ka premtuar me këtë rast se Partia e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojnë angazhimin për gjetjen edhe të donacioneve tjera të kësaj natyre, me qëllim të ndihmës për sistemin shëndetësor në Kosovë./radiogjakova/