.
Published On: Tue, Oct 25th, 2016

Përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim KfW vleresojne aktivitetin në BoneVet – Gjakovë

Share This
Tags

Hapsirën krijuese BoneVet në Gjakovë, të parën të këtij lloji në Ballkan, te henen, e kanë vizituar z. Christoph Tiskens, Drejtor për Evropën Juglindore dhe Turqinë në Bankën Gjermane për Zhvillim KfW si dhe z. Joerg Meilcke, Drejtor për Kosovë dhe Shqipëri në këte bankë, të shoqëruar edhe nga nikoqirja, kryetarja e komunës Mimoza Kusari-Lila. Me këte rast nga drejtori ekzekutiv i kësaj Organizate Joqeveritare, Lekë Zherka, ata janë njohtuar me punën dhe të arrituar e kësaj organizate e cila për më shumë se një vit iu ofron të rinjëve gjakovarë dhuratën më të vlefshme, aftësimin, kreativitetin dhe përkthimin e idesë në produkt të dobishëm. Mysafirët gjerman janë ndarë shumë të kënaqur me punën që po bëhët në këte qendër të veqant në këte pjesë të Evropës Juglindore, ndërkohë që janë shprehur të hapur për mundësinë e bashkëpunimit me Bankën gjermane për Zhvillim në Kosovë, KfW.