Përfshihet nga zjarri një shtëpi, s’ka të lënduar
Një shtëpi në rrugën “Shtjefën Gjeçovi” është përfshirë nga zjarri paraditen e së shtunës në Gjakovë.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje që besohet të ketë ndodhur rreth orës 11:00 nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Zjarri është shuar falë ndërhyrjes së shpejtë të banorëve të lagjes si dhe të Brigadës së Zjarrëfikësve.
Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen, por në dyshimet paraprake besohet se shkaktar i zjarrit ka qenë energjia elektrike./radiogjakova/