.
Published On: Sat, Sep 2nd, 2017

Përfundon afati për faljen e borxheve

Share This
Tags

Qeveria zgjati dy herë afatin për faljen e borxheve të vjetra, por i njëjti vendim nuk pati rezultatin e pritur apo stimulimin e qytetarëve që të shlyejnë borxhet.

Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjakovës njoftoi se rreth 5 mijë tatimpagues kanë përfituar nga ligji për faljen e borxheve që zyrtarisht u mbyll ditën e premte. Sipas kësaj drejtorie, Komuna ka falur mbi 1.6 milionë euro borxhe.

Të pakënaqur me interesimin e qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e faljes së borxheve janë edhe në KEDS, Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati” dhe në Kompaninë Rajonale të Ujërave “Radoniqi”. Këta të fundit njoftojnë se kanë falur mbi 2.2 milionë euro borxhe.

Ndërsa në “Ngrohtoren e qytetit” janë më të kënaqur dhe shprehen se kanë falur mbi 650 mijë euro borxhe.

Të gjithë personat që kanë bërë riprogramim të borxhit duhen të kenë kujdes me pagesën e kësteve pasi vonesa deri në 3 muaj ju rikthen të gjithë borxhin e vjetër që është falur.

Ligji për faljen e borxheve ngjalli debate të ashpra nga pjesa tjetër e qytetarëve të cilët kanë paguar rregullisht obligimet e tyre duke e konsideruar një vendim të tillë shkelje të të drejtave të njeriut dhe konsumatorit./radiogjakova/