.
Published On: Wed, Jul 26th, 2017

Përgatitjet, dhjetëra shkolla në rikonstruksion

Share This
Tags

Pushimi ndërmjet viteve shkollore në komunën e Gjakovës po shfrytëzohet për realizimin e projekteve të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës shkollore.

Aktualisht është në proces rrethimi dhe rregullimi i oborreve në 9 shkolla të ndryshme.

Në anën tjetër, në kuadër të ngritjes së nivelit të disiplinës, në shkollat “Fehmi Agani” e “Mustafa Bakija” si dhe në konviktin “Sadik Stavileci” po instalohen kamera dhe sisteme të vëzhgimit.

Përpos kësaj, në 11 qendra të ndryshme shkollore është duke u bërë lyerja e mureve, ndërkohë që në 4 shkolla ndërrimi i dyerve dhe dritareve. /radiogjakova/