Përjëtësohet poeti madh Ali Podrimja në bronz

Në afërsi të shkollës së parë shqipe në Gjakovë, të hënen është përuruar shtatorja dhe parku i poetit me renome nderkombëtare Ali Podrimja, i cili në ditën e djeshme dy vite më parë, është gjetur i pajetë në një periferi të qytetit Lodeve në Francë. Në këte mënyrë vendlindja e poetit Ali Podrimja është pasuruar me shtatoren e kolosit të poezisë shqipe, krijuesit akademik me ndjenja të rebeluara, i cili gjithnjë do të jetë një synim për tu arritur.
Në ceremonin e zbulimit solemn të shtatores, kryetarja e komunës Mimoza Kusari-Lila ka thënë se shtatorja flet për pasurinë që ka vendi ynë. Në emër të Klubit Letrar “ Gjon Nikollë Kazazi” ka folur poeti i mirënjohur dhe miku i ngusht i Ali Podrimjës, Agim Byci, i cilie ka falënderuar ate për kontributin kolosal dhënë poezisë shqipe, ndërkohë që në emër të familjes ka falënderuar, nipi Gent Salihu. Ndryshe, Shtatorja vepër e skulptorit Luan Mulliqi si dhe parku për rreth eshte duke u ndërtuar në mbështetje të fondacionit Behxhet Pacolli ndërkohë që i tërë sheshi do të inaugurohet në ditëlindjen e poetit Ali Podrimja me 28 gusht.










