.
Published On: Wed, Mar 29th, 2017

Përkujtohen 14 dëshmorët e UÇK-së të rënë në Qerret

Share This
Tags

Me rastin e 18 vjetorit të rënies së lavdishme të luftëtarëve dhe eprorëve të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Armend Qymyri, Besim Rama, Bujar Shala, Bujar Syla, Florim Sejdiu, Ibrahim Asllani, Jahja Danuza, Jashar Jashari, Kadri Berisha, Mehdi Zabeli, Mon Maqi, Naim Lata, Nuhi Elezaj dhe Xhemajl Avdullahu, sot organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjakovë, në nderim të këtyre luftëtarëve të luftës së UÇK-së organizoi homazhe në varrezat e qytetit. Në historinë jo të largët të UÇK-së, një kapitull të veçantë zë edhe furnizimi me armë, ku vetëm në kufirin e dhunshëm shqiptaro-shqiptarë ranë për të mos vdekur kurrë shumë prej luftëtarëve më të mirë. Edhe pse të ndodhur përballë forcave të shumta pushtuese serbe, të koncentruara përgjatë gjithë brezit kufitar me qëllim të ndërprerjes së furnizimit me armë që ishte aorta kryesore e luftës sonë, liri-bërësit nuk e ndalën rrugëtimin për asnjë çast, edhe pse ishin të vetëdijshëm se në çdo hap i priste vdekja. Të tillë ishin edhe dëshmorët të cilët ranë heroikisht në luftë për liri, më 29 mars 1999, në Qerret përkatësisht në afërsi të Shishmanit të Bokës. Ndryshe, homazhe për 14 dëshmorët e rënë në ditën e sotme 18 vite më pare, në varrezat e qytetit ka bërë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila me bashkëpunëtorë.