Përkujtohet Heroi i Kosovës, Yll Morina
Në Gjakovë sot është përkujtuar në 18 vjetorin e vdekjes luftëtari i lirisë, Yll Morina i cili ishte një ndër trimat e parë që iu bashkëngjit njësive të UÇK-ës në fillim të vitit 1998. Për guximin, shkathtësin dhe merita të mëdha në luftë, ai u emërua epror i lartë i njësisë speciale te UÇK-së. Pas luftimeve maratonike me ushtrinë e policinë serbe, ai u plagos rëndë në Gramaçel, më 10 gusht të vitit 1998. Nga ky moment fillon një kalvar tjetër i rrugëtimit të luftëtarit Yll Morina, i cili asesi nuk deshi të binte në duart e atyre për të cilët kishte një urrejtje gjigante. Pas vdekjes u varros me 17 Mars 1999 në Gjakovë, ku jë bënë nderimet më të mëdha që meriton një luftëtar. Per të nderuar jetën dhe veprën e tij nesër duke filluar nga ora 10 tek varri i tij do të bëhët homazhe dhe do të vendosën kurora me lule. Ndryshe me urdhër të presidentit të shtetit, Yll Morina është shpallur Hero i Kosovës.
Në 18 vjetorin e vdekjes së Heroit të Kosovës, Yll Morina, sot ditën e shkollës e ka shënuar Shkolla Fillore e cila bartë emrin e këtij luftëtari të devotshëm të lirisë. Duke vlerësuar lartë figurën e Yll Morinës, drejtori i kësaj shkolle, Berat Bejtullahu, ka thënë se për nxënësit dhe mësimdhënësit heroi i Kosovës është udhërrëfyes për dije të reja dhe se është obligim i të gjithë që të punojnë për të realizuar ëndrrën e dëshmorëve për një Kosovë më të arsimuar dhe më konkurrente në fushën e edukimit. Ai, pos sukseseve ka potencuar edhe sfidat me të cilat aktualisht ballafaqohet kjo qendër arsimore në komunën e Gjakovës.
Ndryshe, shënimi i Ditës së Shkollës “Yll Morina” ka nisur me homazhet te varri i këtij luftëtari të ditëve të para të luftës për lirinë e Kosovës, ku pos stafit të shkollës morrën pjesë bashkeluftetarë dhe qytetarë të shumtë të cilët vunë kurora me lule mbi varrin e tij. Nga shkolla është organizuar edhe një program kulturo – artistik i përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.