Përpjekje për rritjën e mbështetjës për fermerët e Gjakovës
Projektet e parapara të realizohën nga Drejtoria komunale për Bujqësi, Pylltari dhe zhvillim Rural në Gjakovë, gjatë vitit 2016 janë përmbushur në masë mbi 90 përqind. Një gjë të till e ka pohuar për Radio Gjakovën, Bekim Ermeni, drejtor. Sipas tij, për realizimin e këtyre projekteve, gjatë vitit të kaluar nga niveli qendror janë investuar 1 milion e 200 mijë euro ndërkohë që nga fondi komunal përmbështetje të fermerëve të komunës së Gjakovës, janë ndarë 400 deri në 500 mijë euro. Drejtori i bujqësisë Ermeni ka thenë se komuna është duke bërë përpjekje për rritjën e mbështetjës për fermerët e Gjakovës.
Kur është fjala tek viti në vijim 2017, nga projektet e parapara në fushën e zhvillimit të bujqësisë, këte vit do të mungoi investimi në qendrat për grumbullimin e qumshtit, meqë janë përmbushur kërkesat aktuale të fermerëve, ndërkohë që veçohën investimet në ndërtimin, përkatsisht rindërtimin e kanaleve të ujitjës. Sipas drejtorit të Drejtorisë komunale për Bujqësi, Ermeni, në këte sektor gjatë vitit të kaluar janë investuar 250 mijë euro, ndërkohë gjatë këtij viti ky investim do të rritet.
Ndryshe, skema e subvencioneve të Drejtorisë komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Gjakovë, zbatohët në përputhshmëri të plotë me Rregullorën interne komunale për ndarjën e subvencioneve, kur është fjala tek projektet nga lëmia e bujqësisë.










