.
Published On: Fri, Mar 17th, 2017

Përurohet ngrohja me ashkla druri në shkollën “Anton Çetta” në fshatin Dol

Share This
Tags

Në shkollën fillore “Anton Çetta” në fshatin Dol, te premten, është bërë përurimi i instalimit të ngrohjes qendrore që do të punoj me ashkla druri. Në fakt kjo shkollë është zgjedhur si një nga institucionet e ndryshme në Kosovë e rajon që do të eksprimentohet me këtë lloj të ngrohjes. Në një ceremoni që është mbajtur më këtë rast, u tha se instalimi i këtij sistemi do të ulë koston e shpënzimeve për ngrohje, duke krahasuar me mjetet tjera djegëse. Drejtoresha për Arsim në Komunën e Gjakovës, Diana Carkagjiu, tha se ka pasur disa arsye që kjo shkollë të bëhet e para me këtë sistem të ngrohjes. Ky është një sistem modern me versionin më të sifistikuar aktualisht në treg, që përdorë kryesisht mbeturina të pyllit dhe sharrës dhe mendohet që ti hapë rrugë aplikimit të gjerë në ambientet publike, duke mundësuar me tepër punësim, ruatje më të mirë të pyjeve e pakësim të gazit karbonik në atmosferë. Ky projekt mbështet nga ambasada së Suedisë, përkatësisht organizatës CNVP, që vepron në Kosovë. Përfaqësuesi i CNVP-së në Kosovë, Ros Bull, tha ndër të tjera se ky është një projekt shumë i rëndësishëm që është instaluar në këtë shkollë dhe arsyet janë shumë të qëndrueshme, sidomos në këtë rajon.

Drejtori i shkollës në fshatin Dol, Dukagjin Markaj, u shpreh u lumtur që pikërisht shkolla që udhëheqë ai, është e para që bëhet me një sistem të till të ngrohjes. Ndërsa ka falenderuar institucionet komunale dhe donatorët për këtë investim.

Shkolla e fshatit Dol është e dyta në nivel të vendit që do të praktikoj një sitem të till të ngrohjes, pas asaj në fshatin Drelaj të Pejës. Sigurimi i lëndës së parë, në këtë rast, ashklave është bërë nga shoqata e pronarëve të pyjeve private, e monitoruar nga Agjensia e Pyjeve të Kosovës, si dhe sektori i pylltarisë në kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Gjakovës.