.
Published On: Mon, Mar 24th, 2014

Pesëmbëdhjetë vjet nga djegia e Çarshisë së Madhe

Share This
Tags

carshia-99Gjakovë- Sot (e hëne) bëhen 15 vjet nga mbrëmja e llahtarshme e  24 Marsit të vitit 1999, të cilën qytetarët e Gjakovës, e mbajnë mend si natën më të gjatë dhe më të tmerrshme të shfrenimit të pushtetit serb ndaj popullsisë civile në shenjë hakmarrje për fillimin e bombardimeve të caqeve serbe.

Atë natë u ndez flakë e tërë Çarshia e vjetër e Gjakovës si dhe u vranë në mënyrën më mizore dhjetëra viktima të pa fajshme. Bashkë me bombardimet, për 78 ditë me radhë, si në gjithë Kosovën edhe në Gjakovë vazhduan vrasjet, dhunimet, kalljet dhe dëbimet masive të popullsisë  shqiptare.

Sot ato ditë kujtohen me ankth e dhembje për viktimat e humbura, por me mburrje e krenari për fitoren e arritur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bashkë me aleatët e NATO-s ndaj regjimit fashist të Millosheviqit. Sot Gjakova po ndërton të ardhmen e re demokratike në truallin e saj të lirë, duke mos harruar për asnjë çast të kaluarën e hidhur dhe dëshmorët e martirët e sajë, që u bënë themel i Kosovës së lirë dhe të pa varur./radiogjakova/