PISA 2018, takim mes kordinatorëve të shkollave të përzgjedhura të rajonit të Gjakovës
Koordinatorët e shkollave të rajonit të Gjakovës, të cilat janë përzgjedhur për të marrë pjesë në testin ndërkombëtar “PISA 2018”, kanë mbajtur një takim paraditen e së mërkurës në shkollën “Zekeria Rexha”.
Ky ka qenë trajnim informues për punën dhe detyrat e këtyre koordinatorëve në këtë proces.
Në këtë takim u tha se duhet të rritet vetëdijesimi për rëndësinë e këtij testimi dhe se nxënësit duhet të kuptojnë që në këtë test nuk përfaqësojnë vetëm veten e tyre, por edhe vendin me rezultat që arrijnë.
Koordinatorët u ftuan të bashkëpunojnë ngushtë me Komisionin e Ministrisë së Arsimit të emëruar kohë më parë për organizimin e testit PISA.
Për t’u përfshirë në këtë vlerësim ndërkombëtar, nga Gjakova janë përzgjedhur 8 shkolla. Paraprakisht, në këto shkolla do të realizohet edhe testi provues./radiogjakova/